GREQI- Një 18-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motor në Greqi. Siç bëjnë me dije mediat greke, aksidenti ka ndodhur në orën 07:20 të mëngjesit, ku një motoçikletë është përplasur me një fuoristradë.
Si pasojë, 18-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në vend. Sipas informacioneve, i riu që humbi jetën ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga bashkëmoshatari i tij, i cili nuk kishte leje drejtimi. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, e pritet që të arrestohet nga Policia.
Kjo pasi i jepte mjetit edhe pse i ishte hequr patenta për drejtimin e mjetit.





