Greqi- Një aksident automobilistik me emigrantë ka ndodhur në Rodopi, me një të vdekur dhe 17 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, kur një kamion, i drejtuar nga një 57-vjeçar që transportonte 17 emigrantë në mënyrë të paligjshme, është përplasur me gardhin e shtëpisë, duke shkaktuar përmbysjen e saj.
Nga rrënojat e mjetit u nxor një emigrant i vdekur, ndërsa 16 pasagjerët e tjerë si dhe drejtuesi i mjetit u transportuan të lënduar nga stacionet e EKAB-it në spitale të ndryshme në Maqedoninë Lindore dhe Thrakinë.





