KORÇË- Trupi i pajetë që u gjet disa ditë më parë në zonën e Kreshovës në Kolonjë i përket Sherif Mukajt, 29-vjeçarit të zhdukur që në nëntorin e shkuar. Dyshimet paraprake janë se është vrarë me armë zjarri. Kjo pasi nga kqyrja e kufomës, edhe pse e dekompozuar, në pjesën e kafkës është kontestuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit, ndërsa për rastin e Sherif Mukajt ka mbi 20 të shoqëruar në polici. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se trupi i përket shtetasit Sherfi Mukajt, 29 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, i cili rezulton i zhdukur që pas kallëzimit të bërë nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariatit të Policisë Kolonjë. Ndërsa prindërit e tij, janë nisur nga SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të birit. Kufoma e tij Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse.

TIRANË- Sherif Mukaj është ekzektuar me armë zjarri. Ky është përfundimi i grupit hetimor pas konstatimit të kafkës së gjetur dy ditë më parë në malin e Gramozit. 29-vjeçari ishte i zhdukur prej muajt nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u denoncua në polici nga babai i tij. Nga këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit mirëpo në vendin e ngjarjes nuk është gjetur gëzhojë apo predhë arme zjarri.

Policia ka bërë sekuestron e një xhupi, brenda të cilit kishte një aparat celular. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion shtesë në lidhje me trupin e dekompozuar që u gjet dy ditë më parë në malin e Gramozit. Në vijim të informacionit paraprak të datës 11.06.2022, i cili bën fjalë për gjetjen e një kufome të seksit mashkull, të dekompozuar, në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”, në malin Gramoz, Kolonjë, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e viktimës, nga këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Nga kontrolli i ushtruar në vendngjarje, nuk është gjetur gëzhojë apo predhë arme zjarri. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se trupi i përket shtetasit Sh. M., 29 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, i cili rezulton i larguar nga banesa që pas kallëzimit të bërë nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariatit të Policisë Kolonjë. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

I riu jetonte në Kolonjë i vetëm ndërsa familjarët i kishte në Amerikë. 19 ditë pas zhdukjes së tij, ata u kthyen në atdhe dhe kërkuan nisnen e hetimeve për gjetjen e të birit. Shenja e fundit e këtij të fundit ishte makina, e cila u gjet e braktisur në fshatin Starje. Pas gjetjes së kufomës, Policia ka thirrur familjarët e 29 vjeçarit, ndërsa aktualisht në Komisariat janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.