Fier- Kanë përfunduar hetimet për Klodian Çalamanin i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu në Fier.
Pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë, babai i M.V., ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58.
Policia e Fierit ka shkuar menjëherë në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.
Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari K. Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.
Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërmimit u gjet trupi pa jetë i viktimës.
Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit K. Çalamani.
Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të vriste të miturin, ka kryer mardhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë.
Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazmë e lopata.





