Gjirokastër- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit shtepëz të Gjirokastrës.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar.

Pas shumë minutash tentative, zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrin trupin e shoferit që është plagosur rëndë duke marrë dëmtime të shumta në trup.

Proitet që nga momenti në moment i plagosuri me iniciale F.H të niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.