Elbasan- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘5 Maj’, Elbasan ku një 19-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës së saj.

Mësohet se e reja E.P., ka tentuar të vrasë veten duke u vetëhelmuar.

Kanë qenë të afërt që e kanë gjetur në banesë të renë e cila u dërgua me urgjencë në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihet shkaqet që e çuan 19-vjeçaren të merrte këtë akt të rëndë,

Policia ka nisur punën për zbardhjen e çështjes.