TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Blerim Kola, 24-vjeçari që u vra një ditë më parë me thikë në Gjermani. Ka qenë babai i 24-vjeçarit ai që ka publikuar foton e të birit në rrjetet sociale me një postim prekës, krah të cilit shpehte dhimbjen për humbjen e madhe.

“Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare..”, shkruan babai i tij, Xhemal Kola.


Kola u vra pas një përleshje me thika që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë me një 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe një tjetër që e shoqëronte atë. Ai u qëlua me thikë disa herë dhe nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.