Del video e autorit që hodhi eksploziv biznesit në Durrës.
Në video shihet mjeti tip ‘Benz’, i cili ul shpejtësinë në momentin kur ndodhet pranë biznesit, hedh lëndën plasëse e më pas largohet me shpejetësi.
Pas disa sekondash, dëgjohet shpërthimi i tritolit, i cili fatmirësisht la pas vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur kërkimet për një 31-vjeçar nga Burreli i cili dyshohet se është autori i ngjarjes, për shkak të konflikteve që ka pasur në të shkuarën me pronarin e biznesit, 58-vjeçarin, Shaban Aga.
Deri më tani ai nuk ka rënë në prangat e policisë.
https://youtu.be/Ph97yxmA4Po





