Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas publikimit të një videoje që i hapi probleme në rrjetin social ‘tik-tok’.
Në video, i riu shfaqej duke përdorur telefonin teksa drejtonte makinë e tij në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në tiranë. Ndërkohë, pasi policia e ndaloi, ai rezultoi pozitiv në testin e alkoolit dhe të drogës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.
Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





