VLORË- Fundoset një jaht 17 metra i gjatë në Drimadhes.
Mësohet se jahti është në pronësi të Festim Mark Prendit dhe ka qenë i ankoruar rreth 130 metra larg bregut të detit.
Paraprakisht raportohet se brenda në jaht nuk ka pasur njerëz brenda dhe për pasojë nuk ka të lënduar.
Jahtit dyshohet t’i jenë hapur tapat në pjesën e fundit. Për rrjedhojë, mjeti lundrues është mbushur me ujë dhe është përmbytur.
Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues, ndërkohë që një hetim po kryhet për rrethanat e ngjarjes.





