Shqiptari Adil Tefa me origjinë nga Korça, është ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë, i cili mbeti i vdekur në fund bashkë me dy të tjerë pas një përplasjeje me një bandë tjetër.
Sipas informacionve, Tefa drejtonte makinën tip tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.
Sipas burimeve policore, çdo gjë nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motorçiklete i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.
Në vend u gjend i ati i drejtuesit të morçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.
Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.





