Një tërmet me magnitudë 3.7 gradë të shkallës Rihter ka tronditur Shqipërinë këtë mbrëmje. Mësohet se lëkundje ka qenë me thellësi 5 kilometra dhe me epiqendër vetëm 40 kilometra larg Tiranës dhe 13 larg Elbasanit.
Deri më tani nuk raportohet të ketë dëme materiale nga lëkundja në fjalë apo dëme në njerëz.






