Hyri për të shpëtuar të miturit, por duket se është mbytur vetë.
Një ngjarje e plot ankth ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçar është zhdukur në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarëve që rrezikonin të mbyteshin, por që nuk ka arritur të dalë vetë në breg.
15-vjeçarët janë nxjerrë nga uji dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijojnë kërkimet për të gjetur 19-vjeçarin.





