Rreth orëve të para të mëngjesit pas një grindje të çastit me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës një 17 vjeçare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Pas ngjarjes ajo është dërguar me urgjencë në spital por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E rëndë në Vlorë/ 17-vjeçarja hidhet nga kati i katërt i shtëpisë së pushimit
Ajo ka pësuar dëmtime në këmbë dhe ka disa fraktura në krah, pas ndihmës në spitalin e Vlorës është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tirane për ndihmë të specializuar mjekësore. Mësohet se 17-vjeçarja dhe prindërit e saj ishin shtetas kosovarë, që kishin ardhur për pushime në Vlorë.