Napoli- Nuk ishte një skenë filmi. Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Piazza Trieste e Trento, në qendër të Napolit.
Dy turistë nga Zvicra po pinin kafe në një tavolinë, kur një i ri, i veshur tërësisht me të zeza, fillimisht bën një xhiro në pjesën e jashtme të belvederit të lokalit dhe më pas me një pistoletë në dorë u drejtohet dy të rinjve.
Ai kërkon një orë të shtrenjtë që njëri prej turistëve mbante në dorë dhe më pas largohet. Por sapo situata është qetësuar, grabitësi është rikthyer në vendin e krimit, por këtë herë jo për të grabitur por për t’i kthyer orën zvicerianit. Mesa duket, ora ishte false dhe grabitësit nuk do t’i vlente, kështu që ai vendosi që ta kthente.





