Tiranë- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Gonxhe është futur në ambientet e SPAK pak minuta më parë ndërsa mister mbetet arsyeja se përse ai ndodhet aty.

Dy ditë më parë, ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ai i cili u paraqit në SPAK. Arsyeja dhe për Lelin mbetet mister.