Himarë- Ditë tragjike në himarë. Një fëmijë 5-vjeç humbi jetën pasi u godit nga një skaf.
Mësohet se autori, Arjan Tase, ka qenë ish-shef i komisariatit të Himarës.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes treguan se policët kur shkuan nuk mbajtën asnjë procesverbal dhe nuk i vendosën prangat.
Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës.
Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”. Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj, ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës.
Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.







