Publikohet foto e vogëlushes Jonada Avdia e cila humbi jetën tragjikisht nga goditja e gomones ndërsa ishte duke u larë në det në plazhin e Potamit në Himarë.
Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
Ndërkohë familja Avdia ka hapur dyert e mortit.

Postimi i Ismet Avdisë:

Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake.