PEQIN- Trazira në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Peqin. Pasditën e sotme, 3 persona janë përplasur fizikisht me rojet e burgut. Bëhet fjalë për Kastriot Likjan; Arlind Dajën dhe Kreshnik Ibraliun. Të tre akuzohen për katër vepra të tjera penale, veç atyre që i kanë dërguar në ambientet e paraburgut të Peqinit: “Rebelimi i të dënuarve“ , “Goditje për shkak të detyrës ” , “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.

NJOFTIMI I BURGUT TË PEQINIT:

Kastriot Loka për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal. Arlind Daja për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. Kreshnik Ibraliu për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.