Itali- Betejë me armë mes disa personave në Itali. Bilanci paraprak, një i vdekur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Itali në Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pizës.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.
Karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta. Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.




