DIVJAKË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka denoncuar pasditen e sotme, vendosjen e traut në hyrje të Parkut të Divjakës dhe bërjen me pagesë për turistët dhe vizitorët.
Teksa xhiron një video nga Divjaka, Braçe thotë se ka pyetur punonjësit, të cilët i janë përgjigjur se kanë marrë urdhër nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
“Që në këtë vend lajthitja është kthyer në sport, kam kohë që e kam marrë vesh. Shikoni pak në hyrje të parkut të Divjakës. Shikoni dhe këtej tani. Po vendosin tra në hyrje të parkut, i pyes cili institucion po e vendos traun. Thonë AKZM-ja. Që do të thotë që në këtë park do të hyhet me pagesë. Edhe këtu ku bëhen fotot e dasmës do bëhen me pagesë. E kuptoni se deri ku ka arritur lajthitja në këtë vend?,”-thotë Braçe në video.
Ndërkohë që ende nuk dihet se sa është tarifa që do të duhet të paguajnë turistët për të vizituar parkun.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ferionbrace.alb%2Fvideos%2F870677873909925%2F&show_text=false&width=269&t=0″ width=”269″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>
