Tiranë- Hidhen në protestë pedagogët e Shkencave të Natyrës.

Ashtu siç e paralajmëruan një ditë më parë, pedagogët do të kërkojnë dhe një herë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit rritjen e rrogave.

Ata qëndruan rreth një orë përballë godinës së universitetit aty ku do të mbajnë dhe deklaratat e tyre për mediat.

Pedagogët kanë parashtruar 9 pika për Ramën dhe ministrinë e Arsimit, ndër të cilat janë: rritje page, rivlerësimin e orës mësimore, rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm, rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si dhe kërkojnë bërjen publike të financave në ëebin e universitetit.

Pedagogët kanë paralajmëruar se p[rotyesta do vazhdojë. Ende nuk ka informacione nëse u janë bashkuar apo jo atyre kolegët e universiteteve të tjera në shkallë vendi.