Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe kthjellime. Në mesditë e më tej dendësim i vranësirave.
Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
“Temperaturat do pësojnë rënie drastike”, meterologia tregon sa do të zgjasin reshjet në vend
Sipas SHMU më tej marrin karakter lokal.
Era, do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 8 deri 15°C në zona e ulëta 10 deri 21°C
në zona bregdetare 13 deri 22°C





