JAPONI- Prej disa ditësh disa qytete në Japoni janë përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet. Mediat e huaja raportojnë se 1 person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë zhdukur. Mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimin e banorëve në zona të sigurta.

Në perëndim të ëakayama disa lumenj kanë dalë nga shtrati. Ndryshe paraqitet situata në perëndim të Japonisë. Paralajmërime të reja u lëshuan në zonat afër Tokios herët në mëngjes për rreziqet e përmbytjeve.