Marrëdhëniet intime janë jetësore ndaj nëse jeni nga ata persona që e lini veten për një periudhë kohe pa kryer marrëdhënie, kini kujdes. Kjo ka pasoja fizike me kalimin e kohës dhe shumica prej tyre janë negative.
Duke folur për “Shqipëria LIVE”, mjeku obseter gjinekolog Avenir Balili i këshilloi të gjithë që të kryejnë marrëhdnëie skesuale pasi, mungesa e aktivitetit seksual mund të jetë shkak edhe i vdekjes së parakohëshme.
“Janë bërë studime të thella prej kohësh dhe kanë dalë rezultatet. Mungesa e aktivitetit seksual sajell pasoja. Ushtrimi i vazhdueshëm ka pasoja pozitigve, për moshat e reja është pak i kufizuar për shkak të shtatzanive, por për moshat e mëdha thuhet jo jemi të moshuar, jo jemi sëmurë. Kjo është e gabuar. Është si aktivitet sportiv. Unë i shtyj pacientët të kryejnë sa marrëdhënie sa të munden. Një herë ose dy herë në javë, duke përjashtuar poshat 30 vjeç e poshtë, duhet të kryejnë marrëdhënie jo më pak se 15 minuta. Është si të shkosh në palestër.
Një vajzë e re që praktikonte “gangbank”, pra kryente marrëdhënie me shumë partnerë, thoshte se nëse kryente marrëdhënie për 2 orë, nuk kishte nevojë as për palestër.
Është e vërtetuar se personat që kryejnë marrëdhënie kanë më pak probleme me zemrën, kanë ulje të tensionit arterial, e po ashtu tek meshkujt, prekjen nga prostata. Seksi i vazhdueshëm dhe i plotë e i kënaqshëm, duhet të jenë të dy partnerët aktivë. Bën mirë dhe për trurin, humorin, e bën që ta shikojë jetën me ngjyra. Përmirëson kujtesën, largon dhimbjen e kokës, përmirëson edhe gjumin, ka dhe shumë efekte të tjera pozitive.
Tek individët që nuk kanë aktivitet seksual, efekt negativ është plakja e parakoshme. Tek gratë për shembull, plakja dhe menopauza vjen më shpejt, dëmtimi i sistemit nervor më shpejt. Këta persona izolohen nga shoqëria, jeta sociale, sjell dhe vdekje të parakohëshme. Sjell dhe depresion, gjëja e parë dhe më pas vinë të tjerat. Stresi është një anti-stres i vërtetuar.
Gratë shqiptare kryejnë marrëdhënie deri në moshën 60 vjeç në përgjithësi, por unë do ua këshilloja në çdo moshë, edhe 80 vjeç. Është arsye fizike por dhe mentaliteti por që është e gabuar. Nu kështë normale të mosh kryesh marrëdhënie pas moshës 60 vjeç”- tha mjeku.
