“Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë”

Performancën e parë e bëri si një police trafiku, por në puntatën e mbrëmjes së djeshme, Ina Kollçaku erdhi më sensuale se kurrë me një tango.

Por, pas kërcimit, fokusi shkoi te konflikti mes Eltionit dhe Ilirit. Sipas kryetarit të jurisë, balerini po komplekson Inën, ndërsa kjo e fundit ndërhyri ashpër.

Pjesë nga debati:

Iliri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.

Ina: Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua

Iliri: Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi

Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars

Iliri: Unë e di shumë mirë, ti ndoshta nuk e ke kuptuar

Iliri: Ti thyhesh në mes dhe kjo sjell jostabilitetin që vazhdon gjatë gjithë kohës

Ina: Do ta vlerësoja nëse do të flisje për mua

Eltioni: Fol, se pema që ka kokrra, gjuhet

Iliri: Se ti ke kokrra shumë…

Valbona i drejtohet Inës: Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë

Ina: Të mos flasë për Eltionin

Valbona: Kur flas unë, ti mos fol

Ina: Komunizmi ka mbaruar

Valbona: Jo, nuk është komunizëm

Ndërkohë, Olta u shpreh se Inës i shkon më shumë tango, ndërsa Lori kërkoi që të ketë më shumë pasion me partnerin.

Në përfundim, Ina dhe Eltioni grumbulluan 24 pikë.

Sonte nuk do të kemi 15, por 14 performanca. Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një thyerje në krah, nuk do të kërcejë. Yjet e tjerë janë gati të vazhdojnë garën, nën ethet e eliminimit të parë, pasi një prej tyre do të eliminohet.

Televotimi do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Inës dhe Eltionit, mund t’i votoni me kodin Vip 15!