‘Big Brother Vip Kosova’, edicioni i dytë ka vetëm 4 ditë që ka nisur dhe ndjekësit e këtij ‘reality-show’ e kanë tashmë një emër të preferuar për të fituar çmimin e madh

Bëhet fjalë për Gani Gërmian, i cili sipas ndjekësve po ‘sfidon’ në lojë edhe fituesin e ‘Big Brother Vip Albania’ edicioni i dytë, Luiz Ejlli

Energjia, humori dhe vetëbesimi janë tre tiparet që i bëjnë dy personazhet e ngjashëm, po a do të ketë edhe Ganiu të njëjtin fat si Luizi?

Emri i tij i vërtetë është Visar Dërmaku, por njihet se Gani Gërmia. Ai është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.

Në këto 4 ditë lojë, Gërmia ka tërhequr vëmendjen e shikuesve me humorin dhe energjinë e tij, ndërsa nuk kanë munguar as strategjitë.

Edhe pse ka vetëm 4 ditë që ka nisur lojën, duket se ai i ka fituar ‘zemrat’ e shikuesve.

Ndërsa shumë i krahasojnë strategjitë e tij me ato të fituesit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’, Luiz Ejlli, në ‘prime-in’ e djeshëm ai është shprehur se nuk bën kurrsesi një lojë të tillë që 3 ditë gënjen e të tjerat ndryshon, duke ironizuar Ejllin.

@iconstyle.al

Ups????

♬ original sound – ICONSTYLE

‘Kam për t’i treguar Big Brother-ave të kaluar që nuk jam me rrejt ditë 3 e ditën e 7 ditët e tjera me fol e më bo si i depresionu’, tha ai.

Mendoni se aktori do të jetë pretendent për të fituar çmimin e madh të ‘Big Brother Vip Kosova’ edicioni i dytë?