Mariglen Disha është shembulli i kryebashkiakut që nisi të lërë gjurmë që nē ditët dhe muajt e parë në krye të Bashkisë Librazhd!

I ardhur nga drejtimi I disa drejtorive të ASHK-së, me performancë të shkëlqyer, përveshi mëngët ne krye të bashkisë Librazhd.

Kryetarin e ri të Bashkisë e gjen kudo si në lagje të qytetit, ashtu edhe në fshat, nga Bushtrica në Rinas dhe nga Qarrishta në Vilan.

Ndjek nga afër punimet, jep mendime se si të realizohen projektet, pa anashkaluar cilësinë.

Premtimet gjatë fushatës ishin konkrete dhe të mirëmenduara, jo fjalë boshe!

Skepticizmi ndjehej!

Por me marrjen e detyrës si nr. 1 I Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha filloi nga puna pa humbur kohë.

Sot që flasim vetem 7-muaj nga betimi si kryetar Bashkie z. Disha numëron një sërë projektesh të përfunduara, si rrugë, kanalizime, shkolla etj.

Pas tërmetit 2019, shkolla 9-vjeçare Funarës ishte kthyer në një gërmadhë, ku nxënësit e këtij fshati mbi 100 të tillë, endeshin sa në një shtëpi në një tjetër për të kryer proçesin mësimor. E ndërsa sot janë rikthyer në skollën e tyre të re.
Falë këmbënguljes dhe punës së kryebashkiakut Mariglen Disha , godina e dëmtuar ju nështrua një rikontruksioni total. Punimet përfunduan në një kohë të shkurtër dhe nxënësit u rikthyen në të pas 5-vjetësh, me kushte pë përshtatshme për zhvillimin normal të proçesit mesimor.

Në vetem 7-muaj, janë perfunduar asfaltimi I rrugëve Çerçan, Mirakë Plane, Mirakë Gjovaç, ndërsa ajo e Spatharit dhe Kokrevës janë në fazë asfaltimi. Viti 2024 do të shtojë kilometrat e asfaltuara, ku bën pjesë edhe rruga Librazh-Librazhd-Qendër.

Mjetet e bashkisë i gjen kudo në çdo fshat duke ju ardhur në ndihmë banorëve.

Kryebashkiaku Mariglen Disha ndjek pa përtim nga afër punimet që kryehen për merimetimin dhe mirëmbajtjen e sheshit kryesor të qytetit apo edhe të hapësirave të tjera publike të dëmtuara nga papërgjegjshmëria.

Cilido qyetar që ka trokitur në dyert e bashkisë Librazhd, jo vetëm ka gjetur një derë hapur, por edhe ka marrë zgjidhje për problematika të ndryshme. Sot bashkia është në shërbim të qytetarit.

Natyrshëm që ky ritëm i nisur nga Kryetari I Bashkisë Librazhd Mariglen Disha, do të sjelli investime të shumta në Librazhd, si në infrastrukture, kanale kulluese e vaditëse, qëndra shëndetësore, shkolla dhe ambjente shplodhëse. Sh.H