Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Teksa prej disa ditësh Meritoni dhe Ilnisa kanë qenë në qendër të vëmendjes së banorëve për shkak të flirteve që ata kanë psaur me njëri-tjetrin, duke na lënë të shpresojmë se do të krijojnë një lidhje. Përveç përqafimeve, puthjeve në faqe dhe përkëdheljeve, ditën e sotme ata kanë marrë vëmendjen, ku Ilnisa e ulur në prehrin e Meritonit shijon kafen dhe të dy fillojnë të këndojnë.