Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë në mars fazën përgatitore për Euro 2024, teksa tashmë ëhstë konfirmuar se do të zhvillohet një ndeshje miqësore me Suedinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars, në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, me takimin që është bërë zyrtar nga FSHF-ja. Megjithatë, duket se kjo nuk do të jetë miqësorja e vetme që për kuqezinjtë, pasi po planifikohet një përballje kundër kombëtares së Kilit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i federatës së komëbtares amerikano-latine, i cili tha se po diksutohen detajet e fundit për organizimin e kësaj ndeshjeje. Pritet që takimi të zhvillohet në Itali.

“Po rregullojmë detajet me Shqipërinë, do të luhet në Itali. Nuk është ende përfundimtare, por është një përqindje shumë e lartë. Ne jemi duke përpunuar detajet, duke përcaktuar se në cilin qytet do të luajmë në Itali, por negociatat janë avancuar”, u shpreh Pablo Milad.

Shqipëria nuk është përballur asnjëherë më parë me Kilin, amerikano-latinët kanë prezantuar trajnerin e ri Rikardo Gareka, i cili pritet të debutojë pikërisht përballë Shqipëris. Nga ana tjetër, Kili do të luajë kundër Francës më 26 mars një takim miqësor.