Një i vdekur dhe pesë të plagosur rëndë është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta të Korçës.

Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Rov i bashkisë së Maliqit.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa automjetet janë shkatërruaar, ndërsa njëra prej makinave ka përfunduar në anë të rrugës.

Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një manovër e gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira në aksident.

https://youtu.be/6YUnm3hsZfA

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.