TIRANË- Një vjedhje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një person i armatosur nën kërcënimin e armës, ka arritur që të vjedh rreth 15 telefona. Pas grabitjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka vendosur në dispozicion 5000 euro për këdo që jep informacione.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.





