Krim tronditës në Itali. Burri vret gruan dhe dy djemtë.

Giovanni Barreca, vrau gruan e tij, Antonella Salamone dhe dy djemtë e tyre, Kevin dhe Emanuel, 5 dhe 16 vjeç.

Vajza 17 vjeçe shpëton për mrekulli. Ajo arriti t’i shmanget ekzekutimit nga babai.

Ngjarja ka ndodhur në via Regia Trazzera Marina di Granatelli në Altavilla Milicia, në provincën e Palermos, Itali.

Detajet e tragjedisë po zbardhen dhe duket se janë të tmerrshme për shkak të egërsisë dhe mënyrës së kryerjes së krimeve.

Ka qenë vetë i dyshuari që, pas vrasjes së trefishtë, ka lajmëruar policinë e cila e ka arrestuar në Casteldaccia pas orës 3 të mëngjesit të kësaj të diele 11 shkurt 2024.

Barreca, i cili punon si murator, vrau dy djemtë e tij ndërsa ata ishin në gjumë. Ai i ka mbytur ata me zinxhirë.

Vajza e tretë 17-vjeçare arriti të arratisej.

Më pas ai vrau gruan e tij dhe u largua nga shtëpia. E ka djegur dhe më pas e ka groposur pranë shtëpisë.

Sapo mbërriti në Casteldaccia aty pranë, thirri 112.

Kur deponoi, ai tha se duhej të hiqte qafe praninë e djallit në shtëpi. Tha më pas, se ndjente prani të çuditshme, se anëtarët e familjes ndoshta ishin të pushtuar nga Satanai.

Kur policia mbërriti në shtëpi, vajza e mbijetuar ishte në një gjendje konfuzioni.

Vajza dëshmoi se i ati u zgjua gjatë natës duke u zhurmuar se kishte perceptuar prani demonike në shtëpi. Bërtiste duke thënë se ka hyrë djalli.

Vajza, e vetmja e mbijetuar, u ngrit nga shtrati e turbullt dhe pa kufomat e vëllezërve të saj.

Policia dyshon se ai mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë.