GREQI- Reagojnë fermerët e Greqisë pas deklaratës që beri kryeministri grek për takimin e ardhshëm me ta. Në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri grek tha: Do të gërvishtim fundin e fuçisë për të ulur faktorët e kostos së prodhimit bujqësor dhe blegtorale.
Përfaqësuesi i fermerit komentoi deklaratën e Mitsotakis duke thënë: Shpresojmë që fuçi të jetë shumë i madh dhe fundi shumë i trashë, në mënyrë që të plotësojë nevojat që kemi dhe t’u japë zgjidhje kërkesave tona. Ne po bëjmë veprime simbolike, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë përshkallëzim nëse nuk zgjidhen problemet. Kërkesat tona kanë të bëjnë me gjithë fshatin, gjithë Greqinë, kanë të bëjnë edhe me saktësinë dhe këtë duhet ta kuptojë kryeministri për t’u dhënë zgjidhje problemeve të përhershme.
Protestuesit kanë thënë se arsyeja se pse kanë arritur në fund të fuçisë është pasi problemet e tyre nuk po zgjidhen. Ata kanë paralajmëruar se ndalesa e tyre e radhës është Athina.
Fermerët ditën e sotme bllokuan me kamionë dhe traktorë aksin rrugor Selanik-Nea Moudania. Protestat kulmuan me bllokimin 8 orësh të rrugës që lidh Selanikun me Halkidikinë.
Ndërsa fermerët e zonës së Grevenasë i dhanë një memorandum me kërkesa Ministrit të Brendshëm. Delegacioni i fermerëve kërkoi vemendjen e qeverisë për problemet e sektorit primar si dhe mbështetjen e përgjithshme ekonomike.
