SHKODËR- Një plagosje është regjistruar ditën e sotme Rreth orës 09:10 në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Mësohet se është plagosur me thikë një 22-vjeçar. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka identifikuar autorin, Anton Gjergji.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur nga një konflikt i çastit. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë teksa po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje dhe për kapjen e Gjergjit.

Njoftimi i plotë:

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.