BULLGARI – Shqipëria rilthehet tek medaljet në Europian, Qerimaj dhe Ramadani marrin të argjendtë.
Shqipëria rikthehet në zonën e medaljeve në Europianin që po zhvillohet në Sofie të Bullgarisë.
3 Medalje Argjendi në Europian, rezultat fantastik i 2 peshëngritësve Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani, të klubit Tirana të cilët kanë për trajner Sokol Bishanakun.
Ramadani arriti të marrë dy medaljet e argjendit në stilin e shtytjes dhe në dygarësh me 341 KG nē total, ndërkaq kampioni Erkand Qerimaj fitoi medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes me 155 kg, ndërsa në dygarësh u rendit në vendin e katërt me 335 kg.
Një ditë më parë kampioni tjetër Briken Calja u rendit i 5-ti në dygarësh në peshën deri në 73 kg.
