KAVAJË- Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë mes dy personave. Nga sherri ka mbetur i lënduar një 55-vjeçar me thikë. 55-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit.

‘Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje’, citon policia.