Disa punonjës të fabrikës së kompanisë YURA në Fier kanë pasur probleme me shëndetin dhe janë dërguar në spital.
Policia dhe ambulancat shkuan në vendin e ngjarjes.
YURA është një kompani koreane për prodhimin e pajisjeve të makinave që ka hapur filialin pesë vite më parë në Fier.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.




