Dalin fotot e dy të vrarëve në Korçë.

Ilo Lluka qëlloi Emiliano Pinen dhe më pas vrau veten.

Policia deklaroi se kemi të bëjmë me një vrasje dhe më pas vetëvrasje.

Babai i Ilo Llukes bashkejetonte ne mamane e Emiljano Pines. Babai i autorit ka dashur qe shtepine e tij do tia linte trashegim Emiljano Pines,djalit te bashkejetueses. Gjate mbremjes se sotme Ilo Lluka ka shkuar ne lokalin afer ku po pinte kafe Emiljano dhe e ka thirrur jashte. Sapo Emiljano ka dale nga lokali Llula e ka qelluar disa here me pistolete. Me pas ai qelloi edhe veten.

Ilo Lluka


Emiliano Pine

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, Jorgo Prifti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, tha policia e Korçës