Ajo është një nga personazhet më të komentuar në rrjet për mendimet dhe idetë që jemi mësuar t’i shohim apo dëgjojmë në Kuvend. Është fjala për Adriana Matoshin.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht edhe aktore e njohur, së fundmi ka kritikuar mediat dhe jo pa shkak.
Në rrjet është duke qarkulluar një lajm se ajo ka ndërruar jetë. E indinjuar me këtë gjë, Adriana Matoshi në një postim në “Instastory”, shkruan se të tilla janë mediat online që raportojnë në Kosovë, duke vënë në dyshim transparencën dhe vërtetësinë e tyre.

