GREQI- 25-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia greke pasi kishte dhunuar partneren e tij 35-vjeçare, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte 35-vjeçarja nga Moldavia. I riu ka hyrë nga një derë e hapur ballkoni dhe ka sulmuar partneren e tij duke e goditur me kokë.

Teksa fqinjët kanë dëgjuar zëra kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje. E plagosura është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës. Autori pas ngjarjes është zhdukur, ku më vonë është gjetur nga policia në zonën e Karditës. Ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor.