Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, teksa një grua është gjetur e pajetë.

Mësohet se trupi i gruas është gjetur në liqenin e Viroit, ku dyshohet se ajo është mbytur. Mësohet se trupi i pajetë u pikas nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar autoritet.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha trupin e gruas së pajetë, të padekompozuar. Aktualisht identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, e po ashtu nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes