TEPELENË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Krahës-Tepelenë, ku një makinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motorit.

63-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.