SHKODËR- Drejtuesi i një mjeti, me incialet L. Gj., është gjobitur dhe i është bllokuar automjeti tip “Audi” pasi lëvizte me këtë mjet të blinduar dhe të paautorizuar nga organi kompetent. Lidhur me rastin mësohet se do të nisin dhe procedurat e konfiskimit të automjetit. Drejtuesi rezulton të jetë banues në fshatin Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Njoftimi:

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent. Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.