Tragjedi në Tepelenë. Vdesin në aksident 4 persona, plagosen rëndë dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Policia saktëson se në aksident janë përfshirë 3 automjete.

‘Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit’, citon policia.