Albana Fico u emërua në krye të këtij institucioni në vitin 2021 duke zëvendësuar Enkelejd Jotin. Më parë ka mbajtur postin e Drejtoreshës së ISHP.

Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të Ficos, por kujtojmë se Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.