Ishtrirë në një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh, në vitin 1966 kompleksi industrial në Laç nisi për herë të parë prodhimin e superfosfatit. Qyteza modeste u mbush me të rinj të sapodiplomuar dhe punëtorë nga 17 rrethe të vendit, duke u shndëruarr në një nga qytetet më gumëzhitës të kohës.
Mark Lleshi, ka punuar rreth 40 vite si inxhinier në këtë kompleks. Ai ishte i pari që uli levën e prodhimit të këtij gjigandi industrial të Shqipërisë së para viteve 90-të.
‘Në vitin 1966 ishin rreth 500 veta dhe më pas shkoi në 2300 të punësuar. Qyteti u rigjallërua. Unë mbaj mend që Laçi ishte fshat në kohën kur unë isha nxënës dhe më pas u shndërrua në një qytet të veçantë’ u shpreh inxhinieri, Mark Lleshi
Me objekt kryesor prodhimin e plehrave fosfatike, ky kompleks nisi të përpunonte edhe lëndën e parë me të cilën furnizonte edhe fabrikën e bakrit e madje edhe nënprodukte për prodhimin e floririt.
‘Prodhohej edhe flori, nuk di të them me saktësi se sa por prodhohej një sasi e konsiderueshme’ u shpreh Mark Lleshi, inxhinier
Pas viteve 90-të supefosfati i Laçit u braktis dhe u shkatërrua. Justifikimi më i zakonshëm është ai i tekologjisë së vjetruar.
‘Nuk është aspak e vërtetë. Unë kam viziatuar 5 fabrika në Fracë dhe vetëm njëra kishte teknonologji më të avancuar. Superfosfati kishte teknologji që mund ti rezistonte kohës’ u shpreh inxhinier, Mark Lleshi





