Një 40-vjeçar italian, në zonën e Pistoias, pas disa ndërhyrjesh për të zmadhuar organin gjenital ka mbetur impotent.

Pas kësaj, pacienti, ka hedhur në gjyq spitalin dhe mjekun duke marrë një dëmshpërblim prej 110 mijë eurosh.

Komplikimet nisën pas operacionit të parë dhe pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme dhe operacioneve të tjera tek mjeku, 40-vjeçari, pas ndërhyrjeve përfundoi me një lloj “keqformimi” të organit gjenital, pamundësi të aktit seksual si dhe vështirësi në vrapim.

Pas një propozimi tjetër nga kirurgu për të kryer dhe një operacion tjetër, pacienti i çoi të gjithë në gjykatë dhe kërkoi një dëmshpërblim nga mjeku dhe dy objektet private të kujdesit shëndetësor ku ishin kryer operacionet.

Gjykata e Pistoia vendosi në favor të 40-vjeçarit, e cila dhe urdhëroi gati 110 mijë euro dëmshpërblim në favor të tij.