Sa herë dy skuadrat e kryeqytetit italian, Roma dhe Lacio përballen, rrugët kthehen në një “betejë gladiatorësh”.
Kështu ka ndodhur edhe sot, teksa në orën 18:00, Roma dhe Lacio do përballen në “Olimpico, në kuadër të javës së 31-të të Serisë A. Disa orë para hyrjes në fushë të lojtarëve të Daniele De Rossi dhe Igor Tudor për të luftuar, disa tifozë të të dy skuadrave donin të merrnin rolin e “luftëtarëve”.
Siç zbuloi faqja italiane “Sportmedasiet”, në orën 09:30 të mëngjesit ka pasur një tension të madh pranë “Olimpico”, pasi 200 tifozë të Lazios ishin përplasur me 100 të Romës, ku policia ndërhyri për të ndarë huliganët, duke përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë ndërluftuesit.
Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihen përleshjet e dy tifo-grupeve që njihen pë rivalitetin historik mes tyre që jo pak herë ka shkaktuar edhe viktima.
Roma-Lazio scontri sul lungotevere in zona Olimpico fin dalla mattinata. Il VIDEO con l'intervento della polizia.#RomaLazio #DerbydellaCapitale pic.twitter.com/J9cBvdyapl
— calciomercato.com (@cmdotcom) April 6, 2024
Onore 💣🧨#DerbyDellaCapitale pic.twitter.com/jXvhH9e6DA
— Luigi (@GinoSud1) April 6, 2024
