KOSOVË- Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme droge që dyshohet se do kishte destinacion tregun e Bashkimit Evropian. Mësohet se në makina e të dyshuarit me inicialet A.L., me shtetësi shqiptare dhe kroate janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako të narkotikëve të tipit heroinë.

“Operacioni ka çuar në arrestimin e A.L., lindur në vitin 1959, i cili tashmë është në pranga dhe po intervistohet në prani të avokatit të tij,” tha rreshteri Reshat Murseli.

Ai shtoi se përveç drogës, nga vetura e të dyshuarit janë gjetur edhe 2.500 euro në cash dhe dy telefona celularë, të cilët po ashtu janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.

E gjitha sasia e drogës, e cila peshon rreth 20 kilogramë dhe 60 gramë, ka një vlerë të konsiderueshme në treg; fillimisht vlerësohet të jetë diku në mes të 20 dhe 25 mijë eurove, por vlera totale në tregun e gjërë mund të arrijë deri në 200 mijë euro. Policia vazhdon të jetë vigjilente dhe e vendosur në ndjekjen e të gjithë aktiviteteve të paligjshme të lidhura me narkotikët.